Maurizio Arrivabene, drejtori Ekzekutiv i Juventusit, lëshon disa “kunja” ndaj lojtarëve bardhezinj dhe agjentëve të tyre.
Para nisjes së ndeshjes së sotme ndaj Cagliarit, ai I është përgjigjur pyetjes sesi po shkon situata me De Ligt dhe Dybala.
Arrivabene tregoi se marrëdhënia me lojtarët është e shkëlqyer, por theksoi gjithashtu se disa prej lojtarëve janë të lidhur më shumë me agjentin e tyre sesa me fanellën.
De Ligt dhe Dybala? “Është e lehtë të flasësh për lidhjen me fanellën, por është më e vështirë ta provosh. Disa janë më të lidhur me agjentin e tyre sesa me fanellën. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët tanë”, u shpreh Arrivabene.
Një sinjal i qartë për Mino Raiola që pak ditë më parë u shpreh se ai dhe lojtari i tij, De Ligt mendojnë të largohen nga Juventusi dhe të nisin një aventurë të re sezonin tjetër./newsport/