Beselidhja e basketbollit te meshkujve nuk ka te ndalur. Pasditen e djeshme ajo ka marre edhe fitoren e 18-te rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura ne kampionat dhe si rrjedhoje kryeson me merite renditjen e kampionatit.

Ne ndeshjen e rradhes, djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kane fituar me rezultatin tenistik 148-74 ndaj ekipit te Elbasanit. Themi tenistik sepse eshte nje fitore me dyfishin e pikeve te shenuara ndaj kundershtarit dhe kjo ne fakt rralle ndodh ne basketbollin tone.

Gjithçka per Beselidhjen ka nisur ashtu si duhet dhe ajo e ka mbyllur perioden e pare ne shifrat 35-13 dhe me pas te dyten 33-17 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 38 pikesh ndaj elbasanasve.

Kjo ka bere qe dy periodat e tjera te jene thjesht nje formalitet per t’u kryer dhe ato do te rregjistronin rezultatet 45-25 dhe 35-19 po per lezhjanet qe ne kete menyre e kane fituar krejt ndeshjen me rezultatin e thelle 148-74.

Pikeshenuesi me i mire per Beselidhjen ne kete ndeshje ka qene Blake Charles Marquardt me 25 te tilla, nderkohe qe Oliver Amajoyi ka shenuar 21, Julian Hamati 18, Marvin Prodani 15, Robert Shestani 13 etj./www.shkodrasport.com/