Vllaznia vijon të kryesojë Kategorinë Superiore. Shkodranët e nisëm me fitoren vitin 2021 duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Teutë si dhe I shkaktuar humbjen e parë në kampionat.

Me këtë fitore, Vllaznia thelloi diferencën me ndjekësit duke shkuar në +9. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, drejtori I klubit shkodran, Matko Djarmati u shpreh se euforia nuk do të jetë problem.

“Nga java e dytë kur kemi marrë vendin e parë e deri më sot gjithmonë flasim për eufori. Unë vazhdoj punën time. Trajneri ka shumë eksperiencë për momentin ku jemi unë nuk shoh se euforia do të jetë problem i Vllaznisë në vazhdim”.

Merkato? “Nuk mund të jap emra. Po shikojmë për një sulmues krahu dhe një lojtar qe luan para mbrojtes”.