Ka gabuar ne momentin e golit te vetem te shenuar nga Partizani, por per fat Vllaznia e tij arriti te kualifikohej per ne gjysmefinale te Kupes dhe tashme ashtu si gjithe pjestaret e tjere te skuadres, edhe Erdenis Gurishta eshte i kenaqur.

“Nuk ishte taktika jone per te qendruar prape ne kete ndeshje, nisur nga rezultati i favorshem i arritur para dy javesh ne Shkoder. E kishim parashikuar qe do te ishte nje perballje e veshtire, megjithate deri tek goli i Partizanit kishim gjithçka nen kontroll.

Ne ate moment, erdhi gabimi im sepse nuk u mora vesh si duhet me portierin dhe Partizani perfitoi duke shenuar. Pas pesimit te golit, kundershtari na vuri disa here ne veshtiresi, megjithate per ne e rendesishme ishte te kualifikoheshin dhe sigurisht qe tashme jam i lumtur per kalimin ne turin tjeter”- eshte shprehur fillimisht kapiteni Gurishta.

Me kete kualifikim, Vllaznia tashme eshte ne katershen e me te mirave te kupes dhe te kampionatit. I pyetur nese skuadra do te fokusohej tek njeri prej kompeticioneve apo do te vazhdonte te luftonte fort ne te dy fronte, njeriu qe mban shiritin e kapitenit te kuqebluve do te pergjigjej:

“Nuk do ta ndajme asnjeri prej dy kompeticioneve. Ne jemi shume te fokusuar e te perqendruar dhe e dime se ku mund te arrijme. Ne kampionat ndoshta ne ndeshjet e fundit nuk kemi bere mire por do te kerkojme t’i ndryshojme gjerat sepse ka ende edhe shume jave deri ne fund.

Po ashtu edhe ne kupe do te kemi pretendimet tona sepse tashme jemi ne gjysmefinale dhe presim shortin por deri tek keto ndeshje ka shume kohe. Prandaj dhe fokusi yne maksimal do te jete i perqendruar tek sfida e fundjaves me Laçin dhe pastaj pushimi per ndeshjet e kombetares besoj se do te na beje mire sepse te gjithe lojtaret do te rikuperohen e te vijne ne formen me te mire duke bere qe edhe grupi te jete me i plote”./SHKODRA-SPORT.COM/