Vllaznia mbremjen e sotme me kualifikimin ndaj Partizanit ka plotesuar katershen e skuadrave qe jane kualifikuar per ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise se ketij sezonit. Pak para saj kete te drejte e fitoi edhe Egnatia qe triumfoi 3-0 ne Laç.

Nderkohe diten e djeshme u kualifikiuan edhe Tirana qe eliminoi Kastriotin si dhe Teuta qe triumfoi ndaj Kukesit pas dy perballjesh. Çdo gje tashme eshte e qarte dhe kater emrat e gjysmefinales jane ne tavoline.

Kuptohet qe e gjithe vemendja eshte tek shorti i ketij turi. Nese deri ne çerekfinale skema ka qene e paracaktuar, ne turin e ardhshem do te jete nje short i lire dhe prandaj çdo skuader mund te perballet me secilen prej tre rivaleve te saj.

Gazeta “Shkodra Sport” eshte interesuar mbremjen e sotme prane Federates Shqiptare te Futbollit per te mesuar daten se kur do te hidhet shorti i gjysmefinales dhe pergjigja nga institucioni i futbollit ka qene se shorti do te hidhet javen e ardhshme.

Te Vllaznia ne fakt mezi e presin kete gje dhe madje vete presidenti Xhaferi pas ndeshjes se sotme u shpreh qarte se si kundershtar ne gjysmefinale deshiron as me pak dhe as me shume por vete Tiranen. Gjithsesi verdiktet perfundimtare do t’i jape shorti i javes se ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/