Trajneri Gentian Mezani, pritet të largohet nga drejtimi i Laçit. Kurbinasit vuajnë prej kohësh një krizë rezultatesh dhe është përmendur shpesh largimi i trajnerit.

Humbja 0-3 ndaj Egnatias dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, duket se do të sjellë edhe largimin e Mezanit. Ky i fundit, deklaroi pas ndeshjes se skuadra ka nevojë për ndryshim, duke lënë të nënkuptohet se ka menduar largimin.

Orët e ardhshme, pritet të jenë vendimtare, ku do të merret një vendim final. E sigurte duket se te dielen ne ndeshjen ndaj Vllaznise, skuadra kurbinase te kete nje trajner te ri ne pankine.

Emri me i perfolur i diteve te fundit eshte ai i Nevil Dedes, por gjithsesi kjo mbetet per t’u pare. Laçi tashme eshte larguar nga kupa dhe po ashtu edhe ne kampionat rrezikon shume prandaj dhe i duhet te levize guret sa te mos jete vone.