Ne ndeshjen e sotme te Kupes mes Partizanit dhe Vllaznise, ekipi vendas arriti qe te fitonte me rezultatin e ngushte 1-0, por ne raundin tjeter te ketij kompeticioni u kualifikuan kuqeblute, fale fitores ne ndeshjen e pare me shifrat 3-1.

Megjithate, nje nder momentet interesante te sfides se sotme ishte aktivizimi per disa minuta i fantazistit shqiptaro-malazez te afruar me shume buje, Kristijan Vulaj. Ky i fundit u rikthye te luaje nje ndeshje pas gjashte muajsh, teksa trajneri i Vllaznise Mirel Josa vendosi ta aktivizoje ne minuten e 75-te.

Por, mesa duket tekniku kryeqytetas ka mbetur i zhgenjyer pas nje topi te humbur nga Kristijan Vulaj ne minuten e 86-te dhe ky moment eshte fiksuar edhe nga “Shkodra Sport” gjate transmetimit te ndeshjes Partizani-Vllaznia nga platforma “OverSport”.

Trajneri Josa u kap nga kamerat ne nje moment zhgenjimi ndaj Vulajt dhe kjo foto e tij tregon shumecka kundrejt ketij futbollisti, i cili mesa duket nuk ben aspak pjese ne planet e teknikut kryeqytetas.

Kristijan Vulaj u aktivizua sonte ndaj Partizanit ne minuten e 75-te te ndeshjes, teksa dueli i fundit qe kishte luajtur ishte po ndaj “Demave te kuq” ne Shkoder me 7-tetor te vitit te kaluar, kur zhvilloi 10-minuta ne humbjen e Vllaznise 1-2.
Maringlen ZHIVANI