Kampionët e Real Madridit, nuk falin as në duelin e kthimit, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Liverpulin, falë golit të realizuar nga Karim Benzema në minutën e 78-të.

Pas triumfit 2-5 në “Anfield”, skuadra e Ançelotit, bëri detyrën edhe në shtëpi, duke u kualifikuar kështu për në fazën çerekfinale të Champions-it.

Për sa i përket sfidës së sotme, ajo ishte tejet emocionuese, duke prodhuar raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat, por për meritë edhe të portierëve, rezultati përfundimtar ishte 1-0.

FT: REAL – LIVERPUL 1-0

Benzema 78′

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal; Nacho; Rudiger; Militao; Camavinga; Modric; Kroos; Valverde; Vinicius Jr.; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold; Konate; Van Dijk; Robertson; Fabinho; Milner; Gakpo; Nunez; Salah; Jota. Trajner: Jurgen Klopp