Besëlidhja po kalon një moment shumë të vështirë teksa e sheh veten në vendin e fundit në renditjen e Kategorisë së Parë, plot 10 pikë larg vendit të tetë që siguron mbijetesën.

Humbjet e fundit kanë bërë që lezhianët të shkarkojnë edhe trajnerin e dytë për kjëtë sezon, Artan Banon që i zuri vendin Brukës në fillim të kampionatit.

Ndeshja e rradhës është një mision i pamundur pasi do të përballen me kryesuesit e kampionatit, Skënderbeun, në shtëpi. Mirëpo, skuadra do të japë maksimumin dhe kërkon ndihmën e tifozëve për mbështetje maksimale të shtunën pr të kaluar këtë moment të vështirë.

“Te Premten rikthehemi ne “Brian Filipi” per ndeshjen e javes 20-te te Kategoris Pare. Skuadra jone do te perballet me Skenderbeun dhe prezenca juaj ne stadium do te ishte nje shtyse e madhe dhe force per ekipin. Momenti i veshtire qe skuadra po kalon mund te lihet pas vetem membeshtetjen tuaj. Te Shtunen Ora 13 :00 ju presimne Brian Filipi”