Një vit e pak nga krijimi i saj por FC Basania çdo ditë e më shumë po shndërrohët në faktor në futbollin e moshave në Zonën e Shkodrës dhe jo vetëm.

Ngjitja e ekipit U15 në Kategorinë Superiore, rregjistrimi i ekipeve U17 dhe U19 në Kategorinë e parë apo dhe afrimi i emrave të tillë si Safet Osja e Gilman Lika në rradhët e saj, janë vetëm disa nga arritjet e kësaj shoqate.

Por për drejtorin organizativ të saj, Ditmar Jubicën, në të ardhmen do të ketë të tjera arritje dhe risi tek FC Basania.

“Po punojmë që të përmirësohemi çdo ditë e më shumë dhe jemi në rrugën e duhur. Hapi i rradhës që do të hedhim është afrimi i një video- analisti tek FC Basania. Jemi në bisedime me njërin nga personat që është liçensuar nga FSHF për këtë çështje dhe shpejt besoj se do ta mbyllim marrëveshjen.

Po ashtu, shpresojmë që të ofrojmë dhe një sponsor i cili do të na ndihmonte në përmirësimin e infrastrukturës tonë që është mëse e domosdoshme. Këto janë risitë e momentit por në të ardhmen nuk besoj se do të jenë vetëm këto”.

Per me shume lexoni te plote intervisten e drejtorit Jubica dhene per kanalin e shkodra sport ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: