Kur kanë mbetur edhe tri javë tashmë nga kampionati U-21, duket se gara po ndan verdiktet.

Ballshiotët kanë marë 3 pikët në tavolinë nga ndeshja me Kastriotin që nuk u zhvillua dhe tashmë kanë 54 pikë dhe janë sërish me 3 pikë më shumë se Laçi e Vllaznia që ndjekin ballshiotët.

Sot, Teuta ka fituar transfertë me Shënkollin me rezultatin 0-3 dhe ka triumfuar në saj të golave të S. Çyrbjes, Kapllanit apo dhe L. Beqjas, lojtarë që janë pjesë edhe të skuadrës së parë.

Durrsakët e nisën sezonin me pretendime, por që duket se janë larg kreut, kur duhen edhe tri javë nga fundi, ndërsa më të favorizuar për trogfgeun janë ballshiotët…