Pas Vllaznise se basketbollit te meshkujve edhe ekipi i volejbollit te femrave ka zhgenjyer me paraqitjet e tij ne ndeshjet e Kupes se Federates.

Ne ndeshjen gjysmefinale te luajtur pasditen e sotme ne Farke te Tiranes, Vllaznia e drejtuar nga trajneret Tafa e Bardeli eshte mundur me rezultatin e paster 3-0 nga Partizani.

Vajzat kuqeblu nuk kane treguar asgje nga vlerat e tyre te verteta ne kete ndeshje teksa ne setin me te mire kane arritur te shenojne 15 pike, pikerisht ne te dytin!!!

Nderkohe ne te parin Vllaznia ka shenuar 14 pike, ndersa ne te tretin vetem 12 pike. Natyrisht shume pak per nje ekip qe pretendon te jete nje nga me te miret ne kampionatin e ri.

Megjithate kjo ndeshje sigurisht qe do te sherbeje si nje analize e mirefillte per gjendjen aktuale te ekipit dhe stafi teknik qe do ta kete te qarte menyren si duhet te nderhyje per te rregulluar gjerat qe nuk shkojne ashtu si duhet./SHKODRA-SPORT.COM/