Të dielen në oren 19:45, Vllaznia luan me Partizanin në “Loro Boriçi”. Sfida e Superligës vlen për javën e tretë, ndërsa te nënkampionët e vendit atmosfera duket e ngrohtë.

Barazimi me Teutën dhe humbja në Kupën e Shqipërisë me Labërinë nuk e ka zbehur festën te shkodranët, që ia kanë marrë valles në fushë.

Kane mjaftuar disa ushtrime te bera nga trajneri Brdaric qe ekipi i ndare me dysh te futej ne gare se kush do t’i kryente i pari ato dhe kuptohet qe fituesit ne fund kane festuar.

Tek grupi i fituesve benin pjese Adili, Krymi e te tjere qe njihen per atmosferen shume pozitive qe sjellin ne skuader dhe si rrjedhoje ata nuk kane munguar edhe te hedhin valle.

Kundër Partizanit do jetë një sfidë delikate për djemtë e Brdaric, që kërkojnë të kthehen te fitorja. Shkodranët fituan javën e parë me Laçin 3-5 në transfertë, ndërsa u ndalën në barazimin 1-1 në shtëpi me Teutën.