Lacio mban vendin e tetë në renditje dhe rrezikon të mbetet pa Europë. Së fundmi drejtori sportiv, Anxhelo Fabiani, ka sulmuar Elseid Hysajn. Sa i përket Hysajt, Fabiani përmend faktin se nuk është transferuar në periudhën me të si drejtor sportiv. 64-vjeçari italian përmend arritjet e moshave të Lacios si dhe ekipeve të vajzave, ndërsa deklaratat e tij tri ditë më parë ishin të bujshme.
A e ke menduar dorëheqjen? Çfarë do të bësh pasi Sarrit t’i skadojë kontrata në vitin 2027? Pse e punësove Sarrin nëse ai duhet të tërhiqej nga merkato?
“Po thua se Fabiani e shkaktoi gjithë këtë rrëmujë? Fabiani nuk e krijoi skuadrën më të vjetër. Kur flet, duhet të jesh i kujdesshëm me fjalët e tua. Ai tha se që nga mbërritja ime, ne përfunduam të shtatët duke u kualifikuar për në Europë. Dhe vitin pasardhës, vendi i shtatë nuk ishte i mjaftueshëm.
Fabiani nuk e solli Hysajn. Gigot është i vetmi që solli Fabiani. Po dërgohet mesazhi i gabuar. Nëse duhet të marr përgjegjësi, do ta bëj, por nuk kam lindur dje. Që nga mbërritja ime, mund të shihni se çfarë kanë arritur Primavera dhe ekipet e vajzave, si u zgjidh një çështje kritike. Po mendoni keq, shkoni në shkollë gazetarie”.


