Kapiteni i Tiranës, Marsel Ismajlgeci ka folur për Oversport pas fitores së Superkupës.
“Është një ndjesi shumë e madhe. Mezi prisnim që të fitonim këtë kupë, sepse ishim të bindur që do të fitonim këtë sfidë.
Goli i Vllaznisë erdhi shumë shpejt, kishim kohë që të rikuperonim dhe u thashë djemve që të vazhdonim kështu.
Ndryshimi i rolit? Nuk është këmba ime, këmba e djathtë, por nëse ekipit i duhet ndihma ime në atë krah, do ta bëj që të ndihmoj skuadrën”, ka thënë Ismajlgeci.