Brazili kthehet në fushë në këtë fundjavë në duelin e çerekfinaleve të Botërorit ndaj Kroacisë si skuadra favorite. Jo vetëm për këtë ndeshje, por për të fituar të gjithë turneun. Por më parë “seleçao” duhet të përballet me fantazmat e të kaluarës dhe faktin se ekipet europiane janë makthi i madh i kësaj përfaqësueseje.
Që nga vitit 2002, kur bëri të vetin trofeun për herë të pestë, Brazili është eliminuar gjithmonë nga një skuadër europiane, zakonisht në fazën çerekfinale të turneut. Hera e parë ishte përballë Francës në vitin 2006, kur një skuadër e cila kishte në përbërje Ronaldon, Ronaldinjon, Adrianon dhe Kaka, u dorëzua përballë Francës me shifrat 1-0.
Një edicion më vonë, kundërshtari ishte Holanda, e cila e eliminoi me shifrat 2-1 po në çerekfinale me përmbysje. Në vitin 2014, si pritës i turneut, Brazili kaloi çerekfinale përballë Kolumbisë, por u eliminua në gjysmëfinale nga Gjermani me rezultatin e paharrueshëm 7-1.
Në Rusi 2018, përsëri brazilianët shiheshin si favoritë, por në çerekfinale kishin përballë Belgjikën e cila i eliminoi pas fitores 2-1.