Sa shumë shqiptarë që ka pasur në ekip Lacio gjatë viteve të fundit, e kjo traditë pritet të vazhdojë për shumë gjatë sepse te tjere mund t’i bashkohen asaj.

Kjo pasi në stafin e saj drejtues, ndodhet Igli Tare, njeriu që ka tërhequr aq shumë futbollistë premtues për të ardhmen e që janë nga vendlindja e tij.

Këtë herë është rradha që për prova te lacialët, të shkojë mbrojtësi 17-vjeçar, Guri Hana. Sipas asaj që raporton “Insporti”, futbollisti 17-vjeçar që luan me të rinjtë e 2 Korrikut, e ka fituar tashmë shansin e provës në Itali me ekipin e njohur.

Ai luan në qendër të mbrojtjes, është 1.86 cm dhe përdor mirë të dyja këmbë në lojë. Më parë djaloshi ka qenë në provë edhe te Atalanta, ndërsa një ftesë për të ka mbërritur nga U-19 e Kosovës gjatë këtyre ditëve. /Shqiperia.ch/