Qendra AFF e cila ndodhet në Kosovë, është vendi që po shërben si grumbullimi i talenteve të së ardhmes, që mund të furnizojnë përfaqësuesen e Kosovës dhe kombëtaren e Shqipërisë.

Baza e sistemit të tyre të futbollit është ai gjerman. Trajnerët të cilët shërbejnë në këtë qendër kanë gjithashtu licensë gjermane, ndërsa së fundmi një prej lojtarëve të tyre, Krenar Halili është duke bërë provat në Nurenberg, ekip që luan në Bundesligë.

Një arritje kjo, edhe falë kontakteve e punës të madhe që ka bërë menaxheri i saj, Liridon Mirena.

Diku tek rreth 100 lojtarë janë ata që ushtrohen në këtë qendër, e cila vendodhjen e ka në Fushë Kosovë. Investime të tilla duhet t’i shtohen gjithmonë e më shumë trevave tona, për të pasur një arritje sa më të madhe në futboll.