Vllaznia futsall eshte rikthyer ne kampionat pas disa vitesh mungese dhe ky rikthim duket se eshte me synime shume ambicioze. Organizimi i klubit ka bere qe te ndertohet shpejt e shpejt nje ekip i cili do te jete nje nga pretendentet e forte per fitimin e titullit kampion kete sezon.

Megjithate, skuadra shkodrane diten e djeshme ka humbur nje sfide te rendesishme, ate ndaj Flamurtarit rival, me shifrat 2-3 ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “QaziM Dervishi”. Duke folur per mediat pas ndeshje, drejtori teknik i Vllaznise Arben Xhaferi eshte shprehur:

“Futbolli ne salla ka disa veçori. Vllaznia ka vetem pak kohe qe eshte riorganizuar dhe padyshim qe do kohen e vet, nderkohe qe kundershtari pati disa avantazhe, ndoshta edhe me shume eksperience dhe kete e shfrytezuan duke e fituar ndeshjen.

Megjithate duke filluar nga java e ardhshme une besoj se do te permiresohemi dhe do te shfaqemi krejt ndryshe ne fushen e lojes. Kemi ndertuar nje ekip kryesisht me djem te rinj dhe besoj se ato kane shume mundesi per te ecur perpara.

Synimi i pare eshte te kualifikohemi per ne fazen play-off dhe pastaj te shohim sepse objektivi maksimal i Vllaznise se ketij sezoni eshte te kapim finalen”. Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem:/SHKODRA-SPORT.COM/