Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDrejtues të Galatasaray në Vlorë, bisedime me presidentin Idrizi dhe kryetaren e...

Drejtues të Galatasaray në Vlorë, bisedime me presidentin Idrizi dhe kryetaren e Bashkisë

Zyrtarë të lartë të klubit turk Galatasaray kanë zhvilluar ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Vlorë, ku janë pritur në ambientet e klubit të Flamurtarit. Mediat bëjnë të ditur se vizita ka pasur në fokus ndërtimin e një partneriteti strategjik mes dy klubeve, me synim rritjen e standardeve sportive dhe infrastrukturore të skuadrës vlonjate.

Bisedimet janë përqendruar në projekte konkrete, të cilat përfshijnë zhvillimin e terreneve sportive, ndërtimin e sallave multifunksionale, krijimin e ambienteve të përshtatshme për ushtrimin e disa disiplinave sportive, si edhe ngritjen e një akademie moderne për Flamurtarin.

Klubi i drejtuar nga Sinan Idrizi po punon për një transformim të thellë, duke synuar afrimin me modele europiane të menaxhimit sportiv. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mundësia e shkëmbimit të eksperiencave mes stafeve teknike të dy klubeve.

Në këtë takim të rëndësishëm për të ardhmen e Flamurtarit ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, e cila shprehu mbështetjen institucionale për iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në qytet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments