Marash Kumbulla është një çështje e pa zgjidhur në merkato, ku gjatë kësaj vere pritet të ketë luftë mes disa ekipeve. Skuadrat më të interesuara kanë qenë Napoli dhe Inter, por nuk mbeten mbrapa dhe Juventus apo Manchester City.

Së fundmi zikaltërit duket se po bëjnë hapa konkret për të arritur një marrëveshje paraprake me Veronën, pasi mbrojtësi shqiptar ka shprehur prej kohësh që i pëlqen klubi në Milano.

Vlera prej 25 milion eurove e Marash Kumbullës nuk e tremb më Interin, të cilët po përgatisin ofertat paraprake. Fal marrëdhënieve të mira mes klubeve, është hedhur në bisedime transferimi duke përfshirë lojtarin e ziklatërve Esposito.

Emri është tepër interesant, ndërsa klubet tashmë do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një zgjidhje të duhur. /newsport/