Skuadra e Vllaznisë vijon punën e qetë për ndeshjen ndaj Universitatea Kraiovës, nën drejtimin e gjithë stafit, me në krye Mirel Josën. Në seancën e fundit, skuadra ishte e gjitha në stërvitje, teksa nuk ka pasur mungesa për shkak dëmtimi.
Ndërkohë, përveç të tjerave, drejtuesit janë duke menduar edhe për merkaton. Josa u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës një sulmues, i cili të jetë më i mirë se Aralica ose Nunesh. Një gjë e tillë vjen jo vetëm për të mbuluar repartin e avancuar, por sepse skuadra kërkon futbollistë me peshë.
Sulmuesi është kërkesa kryesore e stafit në përfundim të ndeshjeve europiane. Për momentin, asnjë nga kërkesat nuk do të plotësohet, pasi ekipi i Conference League pritet të jetë ky që është.
Kuptohet qe merkatoja mund te varet shume edhe nga performanca e lojtareve ne ndeshjet europiane dhe ne rast kualifikimi sigurisht qe shanset e ketyre lojtareve qe jane per te vazhduar serish te gjithe, jane te medha.
Maringlen ZHIVANI