Janë mbyllur garat e kupës së Shqipërisë në çiklizëm “Korça 2022”. Pas etapës së parë Piskupat-Bilisht-Korçë për çiklistët e elitës 23 vjeç, si dhe çiklistët e tjerë Piskupat Korçë, është zhvilluar dhe etapa e dytë Korçë-Plasë-Maliq-Korçë për të gjitha kategoritë e çiklistëve.

Për kadetët pas një rivaliteti të fortë deri në metrat e fundit fitues është shpallur Kosta Vortollomi i Skënderbeut duke lënë në vendin edytë e të tretë çiklistët e Tiranës Emil Priftaj e Erdi Pilku. Mjaft e fortë ka qënë edhe gara e Juniorëve pasi tre çiklistë kanë garuar sëbashku deri në km e fundit.

Çiklisti i Vllaznisë Flavio Venomi që u rendit i pari ditën e djeshme, sot ka zënë vendin e dytë pas fçiklistit të Teutës Henri Hysa ndërsa në vend të tretë është renditur Antonio Kolari i studentit.

Edhe gara e Elitës dhe e 23 vjeçarëve ka qënë me rivalitet të fortë. Kjo pasi gjashtë çiklistë kanë treguar se e meritojnë finishin. Pas 2 orë 20 min dhe 02 sek, çiklisti i Apolonisë Marolino Hoxha, ka prekur i pari finishin.

Pas tij mbëritën Olsi Veliaj i Tiranës dhe Marçelo Kola i Vllaznisë. Pas garës çiklisti i Vllaznise u shoreh i kënaqur nga ky rezultat por u shpreh se i mungojnë shokët e ekipit që po të ishin edhe ata Vllaznia do e kishte dominuar këtë aktivitet.
Gjon Gjeka