U prit te firmoste tek skuadra e Serise A- Torino, por gjerat duket se kane marre kurs tjeter dhe mbrojtesi 21 vjeçar Kevin Haveri jo vetme do te qendroje serish tek skuadra e Riminit, por ka firmosur edhe kontrate te re me te.
Kjo eshte bere e ditur nga vete klubi i Riminit permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruan: “Klubi i futbollit Rimini ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me lojtarin Kevin Haveri. Mbrojtësi bardhekuq, i cili sezonin e kaluar luajti 33 ndeshje, ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025”.
Nje levizje e zgjuar kjo e ketij klubi i cili duke pare qe ka mjaftuar nje sezon i mire i ketij lojtari ne Seria D dhe shume skuadra kerkuan sherbimin e tij. Sivjet ne Seria C padyshim qe premisat jane qe Haveri te beje serish paraqitje te mira.
Kjo do te mjaftonte qe ai te jete serish objekt i merkatos dhe nga kjo gje do te perfitonte jo pak edhe klubi i Riminit, i cili ka besuar ne aftesite e futbollistit shkodran dhe tashme ka ardhur momenti ndoshta qe ai ta rrise edhe me shume “piacen” e tij.