Vllaznia e këtij sezonit ka nevojë akoma për përforcime në disa reparte, ku padyshim kërkohet edhe gjetja e një qendërmbrojtësi me përvojë. Pas dëmtimeve të Juriç dhe Bulatoviç, klubi e ka si domosdoshmëri afrimin e një qendërmbrojtësi, pasi në këtë repart momentalisht janë vetëm Dajan Shehi dhe Flori Spahija.

Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit janë duke kontaktuar me pista të ndryshme, teksa në konsideratë po merren qendërmbrojtës në kampionatin malazez. Megjithatë, akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

Drejtuesit e klubit duan që të pasurojnë organikën e skuadrës edhe në repartet e tjera, teksa përveç mbrojtjes, synohen përforcime në sulm. Nëse mbyllin çështjen e mbrojtjes, atëherë drejtuesit do të kërkojnë edhe për një sulmues tjetër.

Në planet e tyre është afrimi i dy apo tre futbollistëve, teksa nevojat janë për një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Megjithatë, se nga do të vijnë këta futbollistë, askush nuk e di.

Poashtu, flitet edhe për afrime të futbollistëve shkodranë që janë aktivizuar si jashtë dhe brenda Shqipërisë, që në merkaton e janarit mund të jenë lojtarë të lirë, por mbetet për t’u parë në vazhdim një gjë e tillë.
Maringlen ZHIVANI