Nga Ketjoja Gështenja

Gjatë rrugëtimit të superiores nga java në javë Vllaznia po kthehet në një pretendente kryesore për t’u shpallur kampione.

Kjo ka bërë që drejtuesit e kuqebluve në këtë merkato të janarit po shqyrtojnë pista të ndryshme për të bërë afrime të goditura që mund ta përforcojnë dhe më shumë boshtin e skuadrës ku lakohen dhe emra BIG.

Pavarësisht kësaj nuk janë lënë në plan të dytë as prurjet nga akademia të elementit cilësor.

Këtë e tregon më së miri stërvitja e fundit e shkodranëve ku mes lojtarëve të përhershëm ishin të pranishëm edhe disa futbollistë të ekipit të dytë, atij të 21 vjeçarëve.

Një ndër to ishte dhe i riu premtues Arlendo Dodani, ku u nënshtrua urdhrave të Brdariç në seancen e fundit stervitore. Për futbollistin në fjalë është dicka e veçantë pasi kjo verteton që po vleresohet nga drejtuesit mundi dhe djersa që mesfushori ka treguar me ekipet zinxhirë të kuqebluve.

Ndërthurja e elementit të ri me atë me më provojë është taktike e përdorur prej kohësh tek skuadra shkodrane dhe më sa duket kjo “tradite” nuk është tjetërsuar as nga drejtuesit e rinj të Vllaznisë ku në horizont vërehet se talentët shkodranë nuk do lihen në harresë.