Futbolli ka rinisur në Europë, mirëpo çfarë stonon janë shkallët e boshatisura të stadiumeve. Pa prezencën e spektatorëve, futbolli ngjan me një tjetër sport. Federatat janë duke punuar në mënyrë që të arrijnë të paktën të mbushin një kapacitet minimal të impianteve, derisa të lejohet hyrja e pakufizuar.

Diçka të cilën nga kjo fundjavë do ta aplikojë Hungaria. Tifozët do të kenë mundësinë të mbushin stadiumet dhe të festojnë, njëjtë si para koronavirusit famëkeq.

Në këtë aspekt me siguri do t’ia bëjnë me zili të gjithë pjesës tjetër, duke qenë se tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit me atmosferën që krijojnë.

Ndërkohë, kujtojmë se stadiumet kanë nisur të mbushen edhe në Mal të Zi apo Serbi, ndërsa shpresat janë që edhe në Shqipëri, disa ndeshje në fund të kampionatit të mund të luhen me praninë e spektatorëve. /VipSport/