Ish-trajneri i Shqipërisë dhe disa skuadrave italiane Xhani De Biazi foli rreth futbollistit Mario Baloteli dhe problemeve të tij të fundit me Breshan.

Në një intervistë të fundit, De Biazi gjykon se klubi italian në fjalë nuk është në gjendje të shpëtojë veten, ndërsa e krahasoi Balotelin me lojën “puzzle”, duke konsideruar se të kuptuarit e 30-vjeçarit është gjithmonë një dilemë.

“Bresha do të ketë probleme për të shpëtuar veten. Nuk kanë fuqi në ADN-në. Nuk besoj në kthesën e fundit. Tani kanë një lojtar më pak.

Baloteli – Kanë investuar shumë në aspektin emocional për ta përfshirë në projekt. Për, Mario është një lojë ‘puzzle’. Ka nevojë të shikohet ndryshe nga të tjerët. Nuk ka patur trajnerë që kanë mundur ta menaxhonin si duhej. Nuk është më i ri, është 30-vjeç dhe nuk ka identitet të saktë. Duhet të shikohet në qasje tjetër”, përfundoi De Biazi.