Tekniku i Tiranës Emanuel Egbo mbrojti zgjedhjet e tij në formacion në takimet e fundit. Pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë, pyetjes se përse nuk rifreskon mesfushën me Bathën dhe Torasën, Egbo iu përgjigj se ai si trajner e di më mirë se cilët lojtarët duhet të aktivizojë pasi i ndjek çdo javë.
“Rikthimi te fitorja – Mbas ndeshjes me Durrësin ishte një ndeshje që nuk duhej të humbisnim, por janë gjëra që do të ndodhin. Qëndruam me këmbë në tokë. Vazhdoj gjithmonë për vete, nuk mendoj për rivalët. E pamë se si luajtëm ndaj Vllaznisë nga fillimi deri në fund. Jemi më të karikuar se rivalët e tjerë.
Nënvlerësimi si trajner– Nuk kam kohë t’u japë rëndësi. E di se çfarë jam. Më intereson klubi ku punoj dhe lojtarët që stërvis. Nuk vlen të merrem me këto gjëra. E di se çfarë rëndësie kam. histori e mbyllur, vazhdoj punën këtu.
Vlerësimi për Enea Jorgjin – Asnjëherë nuk kam folur për arbitrat. Ata që kanë bërë ndeshjen, e kuptojnë më mirë. Nuk merrem asnjëherë gjyqtarët. Enea është nga gjyqtarët më të mirë.
E ardhmja dhe Halili – Nuk dua të flas për kontratë. Nuk fokusohem tani te kontrata. Nuk ka rëndësi për mua. E kemi folur, biseduar, kam fokus te puna që bëj pastaj ku ta çoj në fund dhe të shohim. Kam raport shumë të qetë dhe të mirë.
Rotacione – Unë e di që me Besëlidhjen kishim mundësi për lojtarë të rinj. Po të luanim jashtë fushe, mund t’i fusnim të rinjtë. Është ndeshja e parë dhe duhej të siguronim me kualifikimin.
Ne e dimë ku duhet të përqëndrohemi. Janë gjëra që i shikojmë çdo javë. Nuk duhet të bësh zëvendësime kur luan mirë. Askush nuk e di më mirë se unë. Janë shumë pak mundësi ndërrimi”, u shpreh Egbo.