Vllaznia është në vendin e parë në Grupin A, zona “Play-Off”, por duket se kuqeblutë kërkojnë që të thellojnë edhe më shumë diferencën e pikëve me Erzenin, rivalin e tyre më të afërt, por që ka 8 pikë më pak se shkodranët.

Vllaznia këtë fundjavë do të presë në “Reshit Rusi” skuadrën e Dinamos, deri pak javë më parë rivale, por duket se tashmë objektivat e të dyja ekipeve janë ndarë. Trajneri Hasan Lika do ta ketë skuadrën e plotë ndaj bluve.

Shtyrja e kampionatit u ka dhënë kohë që të rikuperohen nga dëmtimet e gjata, si kapitenit Gilman Lika, ashtu edhe mesfushorit me tipare sulmuese Arsen Hajdari, apo dhe mbrojtësit të qendrës, Renato Malota.

Ndeshja e rradhes per ekipin shkodran, ajo ndaj Dinamos mendohet te luhet diten e shtune ne fushen sportive “Reshit Rusi” megjithate pritet konfirmimi perfundimtar i Federates Shqiptare te Futbollit.