Vushtrria ka pësuar humbjen e parë pas 10 ndeshjeve pa humbje në Ligën e Parë.Ishte Vllaznia e Pozheranit ajo e cila e mposhti Vushtrrinë në Pozheran me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Menjeherë pas ndeshjes klubi i Vushtrrisë ishte ankuar arbitrimin por edhe për pritjen nga vendasit. Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj për Gazetën Olle ka rrëfuar maskaradën sipaj tij të cilën ata e kanë përjetuar në Pozheran.

“Tash 2 vite që drejtoj në Kosovë jam munduar të ruaj një profil tranjeri modest që flet me rezultate jo me deklarata bombastike e me ankesa për mikëpritjet që na rezervohen për problemet në referim për cilësin e stadioneve sepse nuk kam dashur që problemet që ka futbolli në Kosove t’i bëjë të mëdhaja sepse realisht e ndjej veten të shtëpisë e problemet e shtëpis nuk është mire t’i marrin vesh të gjithë.

Por mendoj që e djeshmja është fundi. Nuk ka më keq, kam 31 vite ne futboll e maskaradë më të madhe nuk kam parë me sy”, tha fillimisht Nikaj për Olle. Tutje ai vazhdoi duke akuzuar referët për një referim skandaloz të bërë në ndeshjen derbi të Ligës së Parë.

“Më vjen keq vetëm nga 3-shja e referëve sepse nuk e kuptoj si s’kanë frikë nga zoti mbasi nuk kanë nga njërzit përkatës të FFK-së.Kam besim në organet e FFK-së që këto raste të mos përsëriten sepse po na largojnë sponsorët po na lajnë në rrugë të madhe 30 familje dhe po shkatrrojnë një qytet që kryefjal ka futbollin.

Është qyteti Isa Sadriut, Kollarit, Dallkut e Rashicës, është gjynah në vend që të na mbështesin, na fusin shkopinjë në rrota por ne do ja dalim sepse kemi një lidhje të fortë kimike, kryesi, staf, lojtarë, e tifozë”, përfundoi Nikaj.

Kujtojmë që Vushtrria renditet e para në Ligën e Parë, edhe pas kësaj humbje por pas kësaj humbje diferenca me vendin e dytë është ngushtuar./GazetaOlle/