U zhvillua ditën e sotme, në pallatin “Petro Marko” në Vlorë, ceremonia e dekorimit ga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta, të ekipit “Flamurtari”, ekipit të lavdishëm të vitëve 1986 dhe 1987, ekip që arriti 2 barazime dhe 1 fitore me Barcelonen e madhe dhe gjunjëzoi Partizanin e Beogradit.

Në këtë Vit të Skenderbeut, Heroit Kombëtar, skuadra e madhe vlonjate që bëri histori në Europë, u dekorua me “Kalorësin e Urdhrit të Flamurit”. E jo rastësisht ceremonia bëhet në prag të Ditës së Flamurit.

Kreshnik Çipi, kapiteni i Flamurtarit të asaj kohe, mori këtë dekoratë në emër të atij ekipi. Rrapo Taho, iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. Me këtë titull, u vlerësuan edhe Pero Ruci, pas vdekjes, Latif Gjondeda, Sokol Kushta, Kreshnik Çipi.