Kickboxeri shqiptar Ndue Lleshi është shpallur kampion bote në sportin a arteve marciale të përziera (MMA).

Luftëtari nga Mirdita ka fituar takimin final në Birmingham të Anglisë duke marrë brezin e kampionit të botës.

Ai ka përshëndetur të gjithë shqiptarët me një postim në faqen e tij në Facebook.

Lleshi jeton në Northampton të Anglisë dhe ka lindur në Rrëshen.

Postimi i Ndue Lleshit