Sadio Mane ka arritur së fundmi të kurorëzohet me një çmim special nga “France Football”, trofeu “Sokratis” (i cili lidhet me humanizmin jashtë fushës së blertë). Sulmuesi senegalez vjen nga Bambli, qytet në jug të Senegalit, konkretisht në brigjet e lumit “Kasamanza”, i cili e orienton jetën drejt peshkimit dhe bujqësisë.

Në këtë zonë Sadio ka ndërtuar shtëpi, shkolla dhe spitale, duke kursyer nga krahu tjetër në makina të shtrenjta apo jetë luksoze.

Në intervistën e dhënë pas trofeut, si një risi, Mane u shpreh: “Unë jam thjesht njeri, nuk jam i përsosur, por është e rëndësishme të jem një shembull i mirë për të rinjtë. Kam mundur të shoh dy fytyrat e shoqërisë në të cilën jetojmë. Nëse njerëzit nuk kanë fuqi të thonë gjëra, atëherë unë jam këtu për ta.

Çdokush ka mënyrën e vet të të jetuarit, për mua kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjë çdokush. Të ndajë dhe të bëjë mirë, pasi kjo botë nuk është pronë e askujt, por ne mund të mbetemi trung i thellë në zemrat e atyre që e kanë humbur shpresën nga një sërë faktorësh të ndryshëm.

Disa mund të lumturohen me Ferrari, bizhuteri të shtrenjta, jetë të shfrenuar. Kjo është mënyra e tyre, jo imja, duke e ditur se sa vlerë ka edhe një ndihmë sado e vogël për çdo familje në nevojë”, përfundoi 30-vjeçari.