Partizani-Vllaznia do jetë sërish një çift që do vihen përballë ditën e sotme. Kësaj rradhe si të kuqtë ashtu edhe shkodranët luajnë për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të kupës së Shqipërisë. Duel që vjen në Tiranë pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë të Vllaznisë në “Loro Boriçi”.

Sfida pritet shumë interesante me “demat” që duan përmbysjen për të kapur gjysmëfinalen. Për këtë duket se trajneri italian Colella ka hartuar edhe formacionin titullar, ku duket se do luhen gjithë kartat për përmbysjen.

Kështu në portë pritet Rexhepi dhe jo Hoxha siç ka ndodhur zakonisht në kupë këtë edicion. Në mbrojtje nga e djathta do jetë Hadroj e në të majtë Atantaskoski.

Në qendër të prapavijës Sota është i sigurt me dyshimin se cili prej Telushit dhe Menich do e shoqërojë. Ku vlonjati ka shfaqur disa probleme fizike së fundmi. Në mesfushë treshja e zakonshme e 16 herë kampionëve të vendit siç janë: Murataj, Rrapaj dhe Matondo pritet të gradohen titullarë. Në sulm i sigurtë duket Mba që së fundmi ka kaluar formë pozitive.

E ndërsa për ta bërë më të rrezikshme manovrën sulmuese, Collela në mbështetje të afrikanit pritet të vendosë edhe Caren e Da Silven. Ku braziliani shënoi ditën e shtunë në kampionat kundër Vllaznisë. Ky pritet të jetë edhe formacioni titullar i Partizanit sot kundër kuqebluve, në një sfidë që patjetër garanton për emocione.
Endri ÇINARI