Kategoria Superiore zhvilloi dje javën e 11-të. Dueli mes Vllaznisë dhe Skënderbeut prodhoi gjashtë gola, me shkodranët që “shkërmoqën” 5-1 të besuarit e Ahmataj.
Lojtari vendas, Ardit Hoxhaj realizoi plot katër herë në portën e ish-skuadrës së tij, duke marrë kreun e golashënuesve në elitën e futbollit shqiptar.
Hoxhaj ka shënuar deri tani gjashtë gola, teksa me 5 realizime janë Eze dhe Kyrian Nwabueze i Laçit. Sulmuesi i kurbinasve ka disa ndeshje që nuk aktivizohet për shkak dëmtimi.
Me pesë gola është edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Ibraimi. Listën e mbyllin De Santana, Dilaver, Dunga dhe Xhixha me katër realizime.
Lista e golashënuesve: