Tërbuni është një nga skuadrat që në merkaton e janarit ka afruar lojtarë të cilët kanë eksperiencë edhe në Superiore. Duke nisur që nga porta, ku është afruar Elson Demi, portier me shumë eksperiencë nga Lezha.

Samet Gjoka dhe Tedi Baholli, dy lojtarët që e njohin mirë Kategorinë e Dytë dhe të Parë, pasi kanë luajtur në shumë ekipe.

Ndërkohë që pukjanët po synojnë që të rikthejnë edhe Senad Lekajn, shkodranin që ka luajtur në Kategorinë e Parë dhe në Superiore me pukjanët, por është aktivizuar edhe me lezhjanët e Besëlidhjes dhe është një lojtarë me experiencë.

Konkurrenca është e madhe, por pukjanët synojnë që të rikthehen në Kategorinë e Parë… Ende nuk eshte shume e qarte nese do te munden ta bejne kete gje apo jo, por perpjekjet do te behen.