Trajneri Thomas Brdariç ne intervisten e dhene per gazeten gjermane “Sport Bild” nder te tjera eshte ndalur edhe tek i biri, Tim, i cili tashme eshte bere pjese e Vllaznise edhe ai dhe ka shpjeguar raportet me te ne stervitje.

Ndërkohë sa i përket djalit të tij që tashmë është pjesë e Vllaznisë, Brdariç shprehet se e injoron tërësisht këtë fakt, duke e konsideruar njelloj si te gjithe futbollistet e tjere te ekipit.

“Djali te Vllaznia? I drejtohem Tim si çdo lojtar tjetër. Në stërvitje e injoroj plotësisht faktin se ai është djali im. Për ne, Tim është një lojtar me perspektive të cilin ne ende duhet ta prezantojmë në futbollin profesional.

Unë përpiqem të jem një mbështetje për të në mënyrë që ai të mund të arrijë qëllimet e tij. Kemi një apartament të përbashkët në mes të qytetit. Në mbrëmje ulemi dhe shohim Bundesligën.

Po e shijojmë natyrën e mrekullueshme këtu. Më pëlqen që të ulëm në restorante në Liqenin e Shkodrës dhe ha peshk të freskët”, ka thënë Brdariç. /Sport Ekspres/