Gafë qesharake futbollistin e Ajaksit Sebastian Haller, i cili është lënë gabimisht jashtë listës së Ligës së Europës.

Ai u transferua te klubi prestigjioz holandez nga Uest Hemi në merkaton e janarit, për shifrën rekord prej 22.5 milionë euro.

26-vjeçari ka shënuar 2 gola në 6 ndeshjet e luajtura me skuadrën e re, teksa sportivisht e kishte të sigurt vendin në listën e Europa League.

Nuk është ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një gabim të klubit të Ajaksit, Federatës Holandes, apo UEFA-s.

“Është e vërtetë se Haller nuk është në listën tonë të Europa League”, ka konfirmuar një zëdhënës i Ajaks për ESPN. “Po punojmë me federatën holandeze dhe UEFA-n për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.