Laçi dominoi, por nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi pa gola në ndeshjen ndaj Egnatias. Për mikrofonat e “Super Sport” foli trajneri i bardhezinjve, Mirel Josa.

“Nuk kishim diferenca të mëdha mes pjesës së parë dhe të dytë, e mbajtëm kundërshtarin gjithë kohës në presion. Duhet të ishim pak më të qartë në 30 minutat e fundit, në pasimet dhe në momentet kur duhet të godisnim portën. Megjithatë rastet nuk na munguan, pasi këto janë ndeshje që mund të goditesh.”

“Ne dolëm në pozicionin e goditjes, por duhet të ishim më të vendosur në goditjen në portë, pasi e pamë si me Zulfiun që bëri disa goditje, shtyllën në pjesën e dytë. Në këto momente duhet të ishim më të vendosur dhe të kalimit të epërsisë numerike në këto vende.”

“Duhet të japin një iniciative më tepër përsa i përketshënimit të golit. Nuk mund të bëjë krahasime me ndeshjen me Tiranën, pasi ishin në karaktere të ndryshme, nuk dua t’i hidhem sërish asaj ndeshje, pasi duhet të qetësojmë skuadrën, por duhet të ishim më këmbëngulës sot.”

Diferenca me Tiranën

“Unë nuk kam menduar për titull, normale që humbja me Tiranën na largoi nga titulli, pasi 8 pikë diferencë është shumë.”