Partizani do të presë Erzenin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve ka dalë në një konferencë për mediat. Ai ka deklaruar se pas largimeve të janarit ekipi ka ndryshuar por nuk janë dobësuar. Ndër të tjera tekniku u shpreh se lojtarëve të rinj iu duhet pak më shumë kohë për të arritur në gjendjen e tyre optimale.
“Sigurisht që duhet të përmirësojmë shumë gjëra akoma, por na duhet kohë pasi skuadra ka ndryshuar. Është mirë që arritëm të merrnim pikët, pasi kur nuk i marrim thonë pse nuk i merrni, më pas dhe kur i marrim thonë si arritët, pra mbetemi tek kryefjala arritje. Asnjëherë se kam menduar që skuadra është më e dobët, dhe sua kam thënë asnjëherë mediave, unë jam shprehur vetëm që ka ndryshuar dhe na duhet më shumë kohë.
Edhe ato që kanë ardhur nuk jam ambientuar ende pasi duhet që të jenë në gjendjen e tyre optimale fizike, prandaj na duhet edhe pak durim duke parë edhe lojtarët e tjerë që janë afruar në skuadrat e tjera nuk janë në gjendjen optimale fizike. Të gjithë lojtarët janë pak a shumë në të njëjtat kushte, ata do të jenë në dispozicion të skuadrës dhe ne do tju japim kohën që ju nevojitet për të arritur në formën e tyre.
Ne kemi shumë alternativa dhe është shumë e domosdoshme që ne ti përdorim. Dikush mund të jetë nesër, dikush herë tjetër. Sigurisht që Sota nuk do të jetë për ndeshjen e radhës, mendoj që gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm, shpresoj që dikush tjetër të mos sëmuret sonte në darkë.
Erzeni është një skuadër shumë e mirë, aq më pak duke ditur edhe pikët që kanë. Duke qenë që ndeshja e parë u mbyll në barazim, ne duam të sigurojmë fitoren e parë ndaj tyre. Jemi shumë afër në klasifikim, dhe mendoj që janë të gjitha përballje direkte”, u shpreh Kolela.