Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka ne daljen e tij te sotme ne media nuk mund te qendronte pa folur edhe per debatin e krijuar ditet e fundit me zevendeskryeministrin Erjon Braçe.

Ne fillim ka folur rreth deklarates se Braçes qe i bente thirrje numrit 1 te futbollit shqiptar per te shitur makinen e tij dhe ato parate t’i kalonte tek futbolli dhe Duka ka deklaruar:

“Unë kam dëgjuar Kryeministrin dhe zv.kryeministra që thonë shisni makina dhe jahte, por në këtë kohë nuk ka kush t’I blejë. Nëse ata kanë lekë për t’I blerë do t’I shes dhe do t’I përdorë për futbollin në Shqipëri”.

Duke ka vijuar edhe me tej polemikat ne distance me zevendeskryeministrin duke thene: “Replika ndaj Braçe gol apo autogol? Një njeri që nuk bën asgjë pozitive dhe kërkon të gjej armiq në këtë kohë.

Unë nuk e di nëse ka bërë një punë të mirë dhe ato letrat I ka në AND e tij dhe nuk ka kujt ia shesi këto deklarata. Nuk jam fare I penduar për deklarat e mia dhe mendoj se ky është gol dhe gol nga 50 metra e presidentit të FSHF-së ndaj Zv.Kryeministrit. Nëse ai ka folur si tifoz unë i kërkoj falje”.