Sunday, May 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLDuka: Dëshiroja ta fitonte Elbasani ose Vllaznia. ‘Final 4’ u ndikua nga...

Duka: Dëshiroja ta fitonte Elbasani ose Vllaznia. ‘Final 4’ u ndikua nga Tirana dhe Partizani, ja çfarë do ndodhë me formulën

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur pas ceremonisë së titullit kampion të Egnatias, duke çuditur jo pak pasi pranoi hapur se kishte pasur dëshirë që titullin ta fitonte Elbasani ose Vllaznia e jo rrogozhinasit.

Një sezon relativisht i gjatë, në fund të majit të gjithë kanë përfunduar. Por o i bukur, kompetitiv gjatë gjithë javëve deri në ditën e fundit ku tre ekipe ishin pretendente për titull. Njëra do fitonte, fati i buzëqeshi Egnatias, por kontributi i saj gjatë 36 javëve e kryesisht në “Final Four” se i fitoi të treja. Një kampionat i bukur me goxha garë, luftë për titull dhe më poshtë, për rënien nga kategoria.

Mes Tiranës dhe Elbasanit? Në fakt ishte e vështirë, por rezultati i pjesës së parë në Elbasan i dha drejtimin që të spostoheshim nga Tirana në Elbasan për ceremoninë. Mendoj se kështu është bukur se futbolli gjëja e bukur që ka është emocioni deri në fund dhe paparashikueshmëria me rezultate.

Final Four? Për edicionin e ardhshëm është e pamundur të ndryshohet numri i skuadrave se është e palejueshme nga rregulloret e FSHF. Për formatet është diçka që duhet të diskutojmë faktin që mund të rikthehemi për “Final Four”. Me sa duket tifozeritë e rretheve e kanë të vështirë të udhëtojnë dhe mbështetin skuadrat. Dhe pjesëmarrjen e tifozëve e ka penalizuar mospjesëmarrja e Tiranës dhe Partizanit, që do jepnin më shumë atmosferë në “Air Albania”.Për edicionin tjetër do rishohim çfarë formati do jemi, këtë e vendosim në 15 ditët e para të qershorit.

Ndryshim? E pamundur, do jenë 10 skuadra. Nëse do ketë katër faza, apo playoff, kemi pajtuar kompani të specializuar, që ka bërë formatin e Champions dhe do shohim versionet e do marrim vendim në Ekzekutiv.

Përsëri Egnatia? Realisht do më pëlqente të kishte shpërndarje, por nuk është vendim që e marr unë apo organizatorët, e marrin ekipet me atë që japin në fushë, me përbërjen që kanë në skuadra. Do kisha vërtetë dëshirë të ishte një nga skuadrat e tjera, Elbasani e Vllaznia që e pret prej shumë vitesh. Por ky është futbolli, është kush jep në fushë më shumë a më pak”, tha Duka për RTSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments