Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kreu një takim në Shkodër ku u takua me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe drejtorin e ri sportiv të klubit, Tefik Osmani.
Ne hyrje te stadiumit numri 1 i Federatës takohet me ish-futbollistin, i cili nuk i kurseu batutat për kohën kur ai ishte te Tirana.
“Po pse me Tiranën kemi takim apo me Vllazninë?”, ishin fjalët e para të Dukës kur pa Osmanin, teksa Xhaferi i përgjigjet: “Tani e kemi ndërruar”.
Por batutat e presidentit të FSHF-së nuk mbaruan, duke shtuar: “Po ti ke bërë politik mos u bë me Vllazninë, bëhu me Tiranën. Çfarë të duhet Vllaznia”, teksa të qeshurat nuk mungojnë mes palëve.