Sfida e neserme ne Shijak ne mes Veleçikut dhe Shkumbinit per te percaktuar skuadren qe do te luaje sezonin e ardhshem ne kategorine e pare dhe ate qe do te luaje ne te dyten, padyshim qe pritet me interes ne kampion koplikas.

Kuptohet qe atmosfera gjate ketyre diteve nuk ka qene ajo e duhura sepse Veleçiku kurrsesi nuk e ka merituar te shkoje deri ne kete pike me ecurine qe ka patur dhe formen qe ka treguar gjate gjithe kampionatit.

Megjithate te gjendur tashme ne keto pozita, stafi teknik me ne krye trajnerin Duli eshte munduar te karikoje futbollistet ashtu si duhet per sfiden e se premtes ndaj peqinasve. Ne nje prononcim per “sportekspres.com”, numri 1 i pankines koplikase shprehet:

“Nuk duhet të ishim në këtë fazë, por futbolli kështu e ka. Po përqendrohemi te ndeshja me Shkumbinin dhe vlerësimi ynë është maksimal. Do luajmë ndaj një ekipi me traditë, por me dëshirë e disiplinë që në fushë të shprehim vlerat tona më të mira”.

Duli, në fjalën e tij shprehet i bindur se skuadra e tij do triumfojë: “Parashikimi im? Ai ekip që do të gabojë më pak do ta fitojë këtë sfidë dhe unë besoj se lojtarët e mi do japin më të mirën e tyre në fushën e lojës. Mendoj se pas kësaj sfide Veleçiku do të jetë përsëri pjesë e Kategorisë së Parë. Nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë, të cilët i duam si gjithmonë edhe në stadiumin e Shijakut”.