Verdiktet e kampionateve po shkojne drejt percaktimit te ekipeve triumfuese dhe neser do te luhet sfida e play out ne mes Veleçikut dhe Shkumbinit. Keto dy skuadra jane perballur edhe para nje viti me njeri- tjetrin dhe ne fund triumfuan koplikasit qe u ngjiten ne kategorine e pare ndersa peqinasit rane ne te dyten.

Keta te fundit tashme “duan te marrin hak”. Trajneri i tyre, i mirenjohuri Artan Bano, ne nje prononcim per “sportekspres.com” shprehet i bindur ne suksesin e Shkumbinit ne kete perballje.

“Natyrisht që Shkumbini nuk do të gabojë në këtë përballje ‘hakmarrjeje’, në kuptimin sportiv. Ka shumë arsye që ne do ta fitojmë këtë sfidë, jo vetëm nga përvoja në elitën e futbollit shqiptar, por edhe nga përbërja që kemi aktualisht. Te Shkumbini është një brez futbollistësh që garanton sukses, jo vetëm në sfidën me Veleçikun, por edhe në Kategorinë e Parë”- eshte shprehur Artan Bano.

Më pas ai ka një mesazh për tifozët: “Tifozët e dinë se çfarë efektesh ka mbështetja e tyre për skuadrën, ndaj klubi u ka bërë thirrje që të jenë masivisht në stadiumin e Shijakut. Është një finale që vendos sezonin për skuadrën tonë dhe u garantoj se do ketë fitore dhe festë. Gjithashtu kërkojmë gjykim korrekt”. Ndeshja mes Shkumbinit dhe Veleçikut luhet nesër (e premte) prej orës 16:00.