Ishte shume prane marrjes se nje barazimi ndaj nje ekipi pretendent si Valbona, por nuk ia doli vetem per pak minuta. Veleçiku eshte mundur 1-2 ne fushen e tij nga tropojanet ne kuadrin e ndeshjeve te javes se dyte te kamoionatit te kategorise se dyte.

Duke folur per mediat pas ndeshjes trajneri Besnik Duli eshte shprehur: “Ne pergjithesi jam i kenaqur me lojen e ekipit. Valbonen e mendoja nje ekip me te forte sesa ai qe u ndesh me ne. Vertete e fituan ndeshjen fale eksperiences se lojtareve te vet dhe gabimeve tona, por ne fushe nuk kishte shume diferenca.

Te mos harrojme se shumica e djemve qe luajne me Veleçikun jane djem te rinj, 4-5 prej tyre jane 17 vjeçare dhe pasi te arrijne pjekurine e duhur, t’i shohim duke luajtur ne nivele te larta.

Ne e qarkulluam mire topin, nga mbrojtja, ne mesfushe dhe sulm por kualifitetet e kundershtarit si Progni, Ymeri etj, e bene diferencen ne loje. Megjithate mendoj se e meritonim nje barazim ne kete takim.

Ne na dal per detyre te vazhdojme te punojme fort, per t’i rritur nga ana cilesore keto lojtare qe kemi ne dispozicion dhe keshtu te ecim perpara”./SHKODRA-SPORT.COM/