Tek Vllaznia nuk janë marrë shumë me mungesën e Ismael Dungës në ndeshjen e rradhës, sepse vendi i tij është plotësuar menjëherë me një futbollist tjetër.
Trajneri Thomas Brdariç me të mësuar lajmin se Dunga nuk do të mund ishte i gatshëm për ndeshjen me Partizanin, ka reaguar menjëherë. U ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’i sjellin në skuadër një futbollist të ekipit të të rinjve.
Dhe pas kontakteve me drejtuesit e Akademisë dhe ato të këtij ekipi, është rënë dakord që sulmuesi Ardit Nikaj të kalojë menjëherë në stërvitje me ekipin e parë.
18 vjeçari është një nga elementët më të spikatur të Akademisë dhe për këtë ndeshje pritet të jetë në pankinë kundër të kuqve. Nuk përjashtohet mundësia që edhe të luajë ndonjë minutë.
Nikaj luan si sulmues krahu dhe dallohet për shpejtësinë e tij të madhe dhe për këtë arsye, ka spikatur me paraqitjet e tij në fushë. Pse jo, nëse do të debutonte ndaj Partizanit, do të ishte diçka vërtetë e bukur dhe lojtari duhet të presë momentin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/