Ka shenuar serish, edhe ndaj Kastriotit, pikerisht golin e pare, ate qe i hapi rruge fitores se Vllaznise. Sulmuesi Ismael Dunga po kthehet ne protagonist te kuqebluve me lojen dhe kater golat e shenuar deri tani. Ne nje prononcim te dhene per fitores 3-0 ndaj krutaneve, ai eshte shprehur:
“E kishim vleresuar kete ndeshjen ndaj Kastriotit njelloj si i vleresojme te gjitha te tjerat. E vetmja gje qe ishte ndryshe ne kete ndehsje per ne, ishte shiu qe na e veshtiresoi shume menyren e te luajturit. Thuajse gjate gjithe ndeshjes kishte reshje, por per fat nuk ndikoi ne lojen dhe rezultatin e ndeshjes per ne”- eshte shprehur fillimisht Dunga.
I pyetur me pas per objektivat e tij personal dhe numrin e golave qe deshiron te shenoje gjate ketij kampionati, sulmuesi i Vllaznise eshte pergjigjur:
“Te jem i sinqerte, nuk kam qellime specifike se sa gola do te shenoj. Une fokusohem maksimalisht tek çdo ndeshje, ashtu si skuadra dhe i marrim sfidat nje enga nje. Objektivi im eshte te mund te shenoj ne çdo ndeshje, duke filluar nga kjo e rradhes me Partizanin”.
Por, a mundet Vllaznia te synoje titullin kampion? Dunga eshte nje njohes i mire i kampionatit shqiptar sepse luan prej disa sezonesh ketu dhe ne lidhje me kete pyetje, do te pergjigjej:
“Nuk mund te flasesh ne kete moment per ecurine e kampionatit sepse kemi luajtur vetem 7 ndeshje deri tani. Pergjigja me e sakte per kete gje do te jete pas javes se 20-te. Atehere po, mund te them me bindje te plote se ku do te shkoje Vllaznia. Ne duam te jemi te perulur dhe te luftojme per njeri- tjetrin. Shpresoj te vazhdojme keshtu deri ne fund”./SHKODRA-SPORT.COM/