Te merkuren e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi” do te zhvillohet nje ndeshje mjaft interesante ne futboll per femra. “Shkodra Sport” meson se perballe njera- tjetres do te vihen ekipet kampione te Shqiperise dhe Kosoves, Vllaznia e Mitrovica.

Te dy ekipet jane ne pergatitjet e fundit per ndeshjet e “Uefa Women Champions League” ku do te marrin pjese pas pak ditesh dhe kjo miqesore do te jete nje test serioz per ta.

Vllaznia siç kemi bere te ditur, do te ndeshet me date 20 gusht ne Poloni me fituesen e çiftit Ferencvarosh- Czarni, ndersa Mitrovica ndeshjen e pare do ta luaje me 18 gusht ne Greqi ndaj kampiones se Norvegjise Valerenga.

Ne ndeshjen e se merkures qe pritet te startoje ne oren 19.00, stafet teknike te dy ekipeve do te mundohen te shohin gjendjen e ekipeve te tyre dhe te konstatojne pikat e forta dhe te dobeta, ne prag te sfidave europiane.

Si Vllaznia ashtu dhe Mitrovica prej vitesh po dominojne ne futbollin e femrave ne Shqiperi dhe Kosove teksa po i perfaqesojne denjesisht ato edhe ne arenen nderkombetare, duke kaluar madje edhe ture./SHKODRA-SPORT.COM/